Muzeu Historik i Shkodrës, i njohur si Muzeu “Oso Kuka” është një ndër muzetë më të rëndësishëm në Shqipëri. Ai ka nisur funksionimin e tij të plotë institucional nga viti 1949, ndërkohë që, prej vitit 1996 është vendosur në një ndërtesë karakteristike shkodrane prej nga njihet edhe si Muzeu “Oso Kuka”. Fondi i muzeut, i përbërë fillimisht nga koleksione të Jezuitëve dhe Françeskanëve, e i pasuruar në vazhdimësi falë dhurimeve, blerjeve dhe zbulimeve arkeologjike, përmban edhe Xhubletën të përfaqësuar në disa tiplogji si ajo e Malësisë së Madhe përfshirë atë të vajzërisë, Dukagjinit dhe Shllakut. Fondi i muzeut ka në zotërim 11 xhubleta të cilat i përkasin viteve 1920-1930 dhe janë bërë pjesë muzeut, falë donacioneve por edhe blerjeve të vetë institucionit, në periudhën mes viteve 1960-1970.